Përplasen dy automjete në Fushë-Krujë, 2 persona në gjendje të rëndë! Dërgohen drejt Traumës (VIDEO)

FUSHË-KRUJË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë -Milot. Një fouristradë tip ‘Benz’ është përplasur me një furgon mallrash që drejtohej nga 62-vjeçari Lulzim Maloku. Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Shak i aksidentit dyshohet te jete shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar nga njëri prej mjeteve.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e 62-vjeçarit Maloku nga furgoni.

Grupi hetimor dhe polica ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo alo policia: 14/11/2022 11:56

    Kto ishin perplas ne 6 e gjys, Kur kalova une aty sot, gjynah per te plagosurit, aty skish as polici as ambulance, Ju thoni u rregjsitru ne ora 8, tamam ashtu I bje se policia ka fillu pune ne oren 8.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë

Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë