Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, plagoset një pasagjer, niset me urgjencë në spital

LEZHË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gajushit".

Mjeti tip "Skoda" me drejtues shtetasin A.Sh., është përplasur me mjetin tip" Opel " me drejtues shtetasin Z.M., ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi H.G., i cili ndodhej pasagjer.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës