Një aksident sapo ka ndodhur rrugën e Patokut në Kurbin.

Dy makina janë përplasur me njera tjetrën, si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Report Tv mëson se i plagosur ka mbetur një i moshuar, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.