Përplasen dy makina në Lezhë, njëra bëhet ‘copa’ dhe përfundon në kanal, tjetra përmbyset në rrugë! Disa të plagosur (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë natës në aksin Lezhë-Milot, ku dy makina janë përplasur mes tyre. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa një nga mjetet është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme duke dalë nga rruga, ndërsa makina tjetër është përmbysur.

Në aksident janë përfshirë mjetet tip "Volkswagen " me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip "Benz " me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  

Aksidenti ka ndodhur në orën 23:30 pranë kryqëzimit të Spitenit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentin, ndërsa dyshimet e para janë ato të një parakalimi të gabuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë