Pas Gazment Bardhit, edhe Sali Berisha e ka sulmuar komisioneren Marta Kos. Kjo e fundit, ndërsa vlerësoi punën e SPAK një ditë më parë, deklaroi edhe se eliminimi i korrupsionit në një vend, nuk varet vetëm nga ligjet anti-korrupsion që miratohen, por edhe nga mendësia e popullit në raport me fenomenin.

Për Berishën, kjo është një deklaratë raciste dhe akuzoi Kos se po sillet si ortake e një të korruptuari si kryeministri Edi Rama. Madje, Berisha aludoi se komisionerja është korruptuar nga Rama.

“Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive. Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.

Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij. Kaq kam për këtë koment”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

I përjashtuan pas mbështetjes për Salianjin, Berisha i shpall tradhtarë dy demokratët e Durrësit: Punuan për PS, përdorën postet si Dash Sula