Sipas policisë bëhet me dije se janë përplasur dy motorrë, njëri “Kaëaski”, pa targë e pa leje drejtimi, me mjetin motorr tip “Loncin”, pa targë pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Sheqerasit" ku për pasojë ka humbur jetën Veip Kena rreth 55 vjeç i cili drejtonte motorrin tip "Loncin" dhe janë plagosur Mikel.T 30 vjeç dhe D.T 27 vjeç banues në Rrëmbec-Korçë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Korccë, në gjendje të rëndë.
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin Mikel.T banues në fshatin Rrëmbec-Korçë, pasi ai është bërë shkak i aksidentit, teksa drejtonte makinën në mënyrë të parregullt.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)