Përplasën për vdekje një të moshuar e plagosën një tjetër, kapen 2 të miturit që iu larguan policisë në Kuçovë pas aksidentit me motor

Përplasën për vdekje një të moshuar e plagosën një tjetër, kapen 2 të miturit që iu larguan policisë në Kuçovë pas aksidentit me motor

Spitali rajonal Berat

BERATI- Dy të mitur janë autorët e aksidentit të rëndë i cili u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Kuçovë.

Dy adoleshentët Aurel Sado 15 vjeç dhe Ergys Tafa 17 vjeç, të cilët po udhëtonin me motor, pasi kanë goditur të moshuarat File Ahmetin dhe Leme Marra janë larguar nga vendi ngjarjes me shpejtësi.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, dy adoleshentët pasi u kapën nga policia janë shprehur se dy të moshuarat i kanë prerë rrugën e cila ishte pa drita. Më pas të frikësuar janë larguar për t’ju fshehur policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur "Varrezat e Kuçovës.Si pasoj e këtij aksidenti njëra nga të moshuarat ndërroi jetë në spitalin rajonl të Beratit, ndërsa tjetra po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin e Traumës në Tiranë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës