Bullgari- Një autobus me turistë ka pësuar aksident në kryeqytetin e Sofjes në Bullgari. Nga aksidenti, 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe 27 të tjerë plagosur.
Nga informacionet paraprake, shkak i aksidentit të autobusit që po çonte turistët drejt një resorti turistik mendohet të jetë humbja e kontrollit për shkak të reshjeve të shiut dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev, i cili dha edhe numrin e saktë të viktimave por nuk dha asnjë informacion në lidhje me shtetësinë e pasagjerëve të autobusit.
Sipas mediave të huaja, ambulancat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ku transportuan të plagosurit në spitalet më të afërt, duke konfirmuar edhe gjendjen e rëndë të disa prej tyre.
Ndërkohë qeveria bullgare deklaroi ditën e hënë, ditë zie kombëtare.
Komente







