TIRANË-Një furgon shkolle dhe një autobus janë përplasur këtë të enjte në rrugën ‘’Dritan Hoxha’’, në kryeqytet.

Si pasojë  e kësaj përplasje fatmirësisht nuk ka pasur lëndime të nxënësve apo të pasagjerëve të autobusit

Burime nga policia bëjnë me dije se furgoni që transportonte fëmijë, i ka prerë rrugën autobusit të linjës, dhe kjo ka çuar në përplasjen e tyre. 

Njoftimi i plotë i policisë: 

Më datë 19.01.2017, rreth orës 13:20, në rrugën "Dritan Hoxha", është përplasur një fugon më nxënës shkolle, me drejtues shtetasin A. K., me autobuzin e linjës urbane Tiranë - Kamëz, me drejtues shtetasin A. Z.

Si pasojë e kësaj përplasje ka patur vetëm dëme materiale dhe nuk ka dëme në njerëz.

Përdorimi i rripit të sigurimit nga fëmijët në mjet ka sjellë shmangien e ndonjë pasojë në këtë përplasje nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i furgonit ka bërë një ndryshim korsie pa bërë kujdes për fluksin e lëvizjes e për pasojë ka sjellë përplasjen.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com