Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku një 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria".

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se shofer i makinës ka qënë Alban Guri. Sipas fqinjëve Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më pas nga policia. Ata shtojnë se makina ishte një fuoristradë e zezë, brenda së cilës ndodheshin 3 burra.

Në familjen e të miturës ishin 4 fëmijë, dhe sipas fqinjëve në këtë lagje jetonte me qira me babain e saj, ndësa prindërit i kishte të divorcuar.  Familjarët dhe fqinjët janë të tronditur nga ngjarja, pasi ka ndodhur shumë shpejt, dhe për pak ajo mund të kishte përfunduar në një tragjedi, pasi e mitura ndodhej në derë të shtëpisë së bashku me vëllanë e saj, sepse kishin qenë në supermarket për të blerë pambuk sheqeri.

6 vjeçarja pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme, ndërsa makinës së tij po i bëhet ekspertiza. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Banorët e lagjes thonë se rruga "Ramë Sadria" është problematike dhe aksidenti ishte paralajmëruar. Sipas tyre rruga ka shumë lëvizje dhe mungesë trotuari, ndërkaq edhe makinat lëvizin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Kujtojmë se fillimisht policia raportoi se e mitura që ka ndërruar jetë nga aksidenti ishte 10 vjeçe, mirëpo fqinjët që u prononcuan për Report Tv thanë se viktima është 6 vjeçe.

Makina që aksidentoi 6-vjeçaren

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Ramë Sadria”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​ këmbësoren e mitur me iniciale A.P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1610887571_njazimeka001001.jpg

Pamje pranë shtëpisë së të miturës, ku ajo u aksidentua për vdekje

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Aksidenti në Tiranë, e mitura u përplas nga makina në derë të shtëpisë! Fqinjët: Rruga s’ka trotuar, mjetet kalojnë me shpejtësi! Shoferi u arratis (VIDEO)

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka shkuar pranë rrugës ku është përplasur për vdekje një e mitur sot në Tiranë.

Sipas dëshmisë së fqinjëve e mitura është përplasur në derë të shtëpisë. Shoferi që e ka aksidentuar fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur më vonë.

“Paralajmërimi është bërë për aksidente, që kur është bërë rruga të shikohet kryqëzimi i rrugës, ska trotuar dhe ecin shpejtë. Rruga është problematike”, tha një banor.

“Janë me qera, vajza e vogël është 6 vjeçe, jeton me qera me prindin. Sapo ka dalë nga dera e shtëpisë ka ndodhur gjithçka. Janë 4 fëmijë. Fëmija i parë ka dalë ka kaluar rrugën dhe kanë pritur fëmijët e tjerë. Makina ka qenë një fuoristradë e zezë me 3 burra, ska ndaluar, ka ikur por është kapur”, tha fqinja tjetër.