Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Maliq-Lozhan, ku një këmbësor 67-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet me shofer një punonjës policie.

"Rreth orës 18:10, në aksin rrugor "Maliq-Lozhan", automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç",- njofton policia.

 

Report Tv mëson se këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.