Tirane-  Jorgaq Thëngjilli, 22-vjeçari, i cili pasditën e 5 nëntorit 2023 përplasi pranë Kryeministrisë një çift të rinjsh është liruar nga burgu pasi u ndryshua kualifikimi i veprës penale nga plagosje e rëndë në të lehtë.

Shkak për ndryshimin e veprës penale u bë një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë.

Avokatja e të riut, Gjystina Golloshi kërkoi zëvendësimin e masës se aktet e ekspertimit nuk i përgjigjen më kushteve entë masës. Prokurori, bazuar në këtë dokument, pra në cilësimin e veprës, ka kërkuar gjithashtu pushimin e hetimeve. Pas lirimit në sallën e gjykatës të 22-vjeçarit, gjykata do të shprehet për pushimin e çështjes për shkak të amnistisë në një datë tjetër, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi. 

Aksidenti i rëndë u regjistrua në krah të Kryeministrisë pasditën e 5 nëntorit 2023.

Thëngjilli ka qenë duke e ngarë mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara kur dhe përplasoi çiftin e të rinjve, të cilët ishin në trotuar.

 Nga verifikimet në sistem ai rezultonte i ndëshkuar 20 herë me gjobë, një prej të cilave e ka marrë më 23 korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.