Përplasi këmbësoren te rruga e Kavajës, arrestohet drejtuesi i mjetit! Report Tv siguroi videon e aksidentit të rëndë

20-vjeçari Elidon Sefolli është arrestuar pasi një ditë më parë përplasi me makinë e tij një grua te Rruga e Kavajës në Tiranë. Aksidenti ndodhi një ditë më parë, ndërsa këmbësorja 40-vjeçare L.A.,ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Report Tv mëson se 40-vjeçarja ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve.

Report TV siguroi një ditë më parë edhe videon e aksidentit, ku shihet automjet tip "Mercedez Benz" që drejtohet nga 20-vjeçari vjen me shpejtësi, teksa e reja po kalonte rrugën, duke e marrë atë përpara.

Drejtuesi i automjetit nuk mundet as të frenojë për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte, por edhe gruaja dallohet se po kalonte rrugën pa e parë dhe se ka reaguar me vonesë.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania