Përplasi makinën dhe shkoi në shtëpi me një tjetër, Balotelli: Ka miliarda probleme dhe merren me mua

Përplasi makinën dhe shkoi në shtëpi me një tjetër, Balotelli: Ka miliarda probleme dhe merren me mua

Mario Balotelli

Sulmuesi italian Mario Balotelli nuk është imun ndaj problemeve. Përkundrazi, ndonjëherë duket sikur problemet e tërhiqen si një magnet. Sulmuesi i Adanas në Turqi këtë herë  ka shkaktuar një aksident trafiku në vendlindjen e tij Brescia, ku po rikuperohet nga lëndimi i fundit. Ai është përplasur në rrugë me shpejtësi të papërshtatshme.

Sipas informacioneve të deritanishme të njohura, ish-sulmuesi i kombëtares italiane ka shkatërruar plotësisht makinën. Ai ishte duke ngarë një Audi Q8, i cili kushton mbi 100,000 euro.

Ky nuk është problemi kryesor për Balotellin, i cili fitoi shumë para gjatë karrierës së tij. Një problem shumë më i madh mund t'i shkaktojë fakti që ai nuk pranoi të bënte testin e alkoolit dhe për këtë arsye policia i konfiskoi patentën e shoferit.

Mario Balotelli ka reaguar për herë të parë për aksidentin në të cilin u përfshi mbrëmjen e së enjtes në Brescia, teksa më pas shkoi në shtëpi me një tjetër mjet.

“Ka një miliardë probleme dhe e vetmja çështje që shoh në gazeta është aksidenti im. Problem do të ishte nëse nuk do të kisha pasur sigurim gjithëpërfshirës, ​​por falë Zotit e kam. Në vend që të flasin për të gjitha gjërat serioze, flasin për aksidentin tim, e pabesueshme", tha Balotelli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik