Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ditën e sotme ka përplasur me makinë një 11 vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:45 në afërsi të vendit të quajtur ‘Shtëpia e oficerëve’ ku 53 vjeçari i identifikuar si A.S teksa drejtonte automjetin e tij tip “Opel”, ka përplasur të miturin që po lëvizte me biçikletë.
Pas aksidentit, shoferi tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia. Ndërkohë, i mituri mori ndihmën mjekësore në spital dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.