Një 22 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi mbrëmjen e djeshme përplasi me motor një të mitur 11 vjeçe në lagjen “Hajro Çakërri”.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe”, thuhert në njoftimin e policisë.
Pas aksidentit si shoferi edhe e mitura përfunduan në spital.
Gjendja e të miturës e cila kishte marrë plagë më të rënda është e qëndrueshme.