Përplasi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës teksa kalonte rrugën, arrest shtëpie për shoferin: Ishte semafori i hapur

Përplasi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës teksa kalonte rrugën, arrest shtëpie për shoferin: Ishte semafori i hapur

Viktima, Erisa Aliaj

DURRËS- Ditën e sotme është mbajtur masa për shtetasin Indrit Uka, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, ku u caktua masa e sigurimit personal “arrest shtëpi”. Gjykatës i çështjes ishte Olti Skrame, ndërsa Prokuror Medina Meta. Indrit Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje shtetasen Erisa Aliaj mbrëmjen e së martës.

E reja e aksidentuar për vdekje sapo ishte kthyer nga puna në një fasoneri dhe ishte futur për të blerë ushqime në një market të lagjes.

Pasi ka përfunduar shpenzimet në market ka dalë për të kaluar rrugën për në banesën e saj, nuk ka kaluar ne vijat e bardha, por afërsisht 100 metra poshtë tyre ku edhe është aksidentuar.

Uka ka deklaruar ne polici se semafori ka qene i hapur për të kaluar makinat dhe ka xhiruar gomat me shpejtësi për te vazhduar rrugën ndërkohe qe nuk ka parë vajzën e cila ka dale menjëherë nga trotuari dhe nuk ka pasur mundësi te frenonte.

Shpejtësia e lejuar ne ketë zone eshte 40 km/ore, ndërkohe qe rruga është e pajisur me semaforë, ndriçim dhe sinjalistikën përkatëse.

Për shkak se rruga ka peme të llojit rrap, me lartësi te konsiderueshme, ne zona te ndryshme ndriçimi nga shtyllat është bllokuar prej gjelbërimit dhe gjate natës behet e vështire te dallosh lëvizjet e këmbësoreve në këtë segment.

 Erisa Aliaj me origjinë nga Tropoja përveç studimeve ishte edhe e punësuar dhe në momentin kur u përplas nga makina po kthehej nga puna. Për ngjarjen e rëndë ka shkruar edhe Eva Allushi, njëra prej pegadogeve të së resë, e cila shpreh dhimbjen dhe revoltën për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/06/2023 01:56

    Se pari,kembesori ka te drejte kudo,vija te bardha,ose jo,vetem ne autostrade i ndalohet,se dyti ky /Shumakeri/ e pohon dhe vete qe /ka xhiruar/ gomat me shpejtesi sa po eshte hapur semafori se i ftohej pilafi!!

    Përgjigju
  • dori: 24/06/2023 19:14

    Shqipetaret ne pergjitheso nuk i zbatojne semaforret, kjo tregon malokeri. Jo gjithmone drejtusit e mjeteve jsne fajtore, me problematiket jane te rinjte dhe moshat e treta.

    Përgjigju
  • Nardi: 24/06/2023 16:32

    Me keto gjykata, qe kemi mir qe nuk fusin ne burg viktimen

    Përgjigju
  • Goni: 24/06/2023 15:42

    Pamvartesisht se kembesorja mund te jete futur ne rruge JO tek vijat e bardha dhe makina ecen me shpejtesi mbi 40 km/h faji eshte i shoferit sepse me 40km/h ne aksident kembesori mund te demtohet POR nuk humb jeten97-98% te rasteve , por kur shoferi kalon me 80 km/h dhe me shume konsiderohet vrasje me paramendim dhe merr maximumin e denimit simbas ligjit. Fatkeqesisht ne Shqiperi nuk e kane ate edukate per respektimin e rregullave te qarkullimit dhe jo vetem .Mungese edukate familjare dhe arsimore.

    Përgjigju
  • Eris: 24/06/2023 14:21

    Ska pune as edi as kimi. Ketu ka pune respektimi i rregullave. Nese shikon qe ne mes te karrexhatave ka nje tip trotuari do thote qe askush nuk mund te hipi siper si shkemb mali. Nese e ndjera ka kaluar 2/3 e rruges dhe eshte thyer stopi i djathte i makines fajin e ka shoferi. Nese goditja ka ndodhur ne fillim te kalimit te rruges dhe ka shenja rek feneri ne krah te shoferit quhet prerje rruge nga kembesori. Kaq besoj mjafton per te kuptuar qe jo gjithmone ka faj qeveria per gabimet e popullit. Ngushellime familjes se vajzes

    Përgjigju
    • Edi: 24/06/2023 15:34

      Mbeshtes arsyetimin tuaj tejet profesional,por sot çdo injorant qe mund te komentoje,ndihet i lumtur te gjykoje nga klubi qeverine dhe te realizohet me vehten, si ky me poshte..

  • Teri: 24/06/2023 14:12

    Keqardhje pafund per vajzen. Ngushellime familjes. Gjithsesi rregullat jane rregulla dhe jane bere per tu zbatuar. E ndjera duhet te kishte duruar sa te hapej semafori per kembesoret.

    Përgjigju
  • Zaho: 24/06/2023 13:58

    Drejtesia e re e Edvin Rames, kimetes dhe Lu-se

    Përgjigju
    • Den: 24/06/2023 17:00

      Por mos harro te permendesh ne fillim drejtesine e shofereve me kurse 6 mujore te plepave.Shpikje "gjeniale"e non grates

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive