Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 persona të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Durrës. Katër prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Emrat e protestuesve të lënë në arrest shtëpie
Must Lleshi
Meraldo Tufina
Sabah Kurbalaj
Glajdi Dosku

Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes tyre edhe dy të mitur. Këta të fundit dolën para gjykatës një ditë më parë, më 17 tetor. Për njërin, arrestimi u shpall i paligjshëm, ndërsa për tjetrin u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.


Lajmi kryesor:

Dhuna në protestë, asnjë në burg nga 100 të arrestuar! 78 të prangosur në Tiranë e 22 në Durrës dalin para gjykatës, ‘detyrim paraqitje’ për 62 prej tyre (EMRAT)