Nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. Ata po marrin trajtim në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe, sipas ministres Klodiana Spahiu, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Spahiu ka publikuar pamje nga spitali, ku ka shprehur mirënjohjen për mjekët, infermierët dhe ekipet e urgjencës që po kujdesen për personat e lënduar.
Ajo u ka bërë thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë, duke i mbrojtur nga përfshirja në akte dhune.
“ Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjës shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për çdo person të lënduar. Një thirrje për prindërit, mësuesit dhe pedagogët: të kujdesemi së bashku për fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i ndërgjegjësojmë dhe t’i mbrojmë nga përfshirja në akte dhune që mund të rrezikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre. Të dashur të nxënës dhe studentë, protesta paqësore është e drejta juaj legjitime, por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë kauzë" shkroi ajo në Facebook
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme në Shkodër e Durrës, 7 policë të plagosur! Efektivi goditet në kokë me hekur, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma (EMRI+VIDEO)







