Një ditë pasi përplasi për vdekje një 72-vjeçar, në aksin rrugor ‘Berat-Ura e Kuçit’ në afërsi të fshatit Polizhan dhe që u largua nga vendi i ngjarjes, policia ka arrestuar shoferi Bashkim Doksani.

50-vjeçari u arrestua banues në fshatin Gajdë, Poshnje, u arrestua për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Nga veprimet hetimore, rezultoi se Bashkim Doksani në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekjen, Idajet Çobo, 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.

72-vjeçari Idajet Çobo ka gjetur vdekjen e menjëhershme në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme