DURRËS - Një çiklist 69-vjeçar është përplasur për vdekje në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë nga një automjet me drejtuese një 29-vjeçare.

Policia njofton sot se ka arrestuar shoferen 29-vjeçare me inicialet XH.Ç..

"Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasen Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin  e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital",- njoftojnë blutë e Durrësit.