GREQI- Është vetëdorëzuar në polici shqiptari që përplasi me makinë një 21-vjeçare greke në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.
26-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.
Duke u përpjekur që të justifikohej rreth ngjarjes, i riu shqiptar ka thënë në dëshminë e tij se nëse 21-vjeçarja greke do të kishte kaluar të vizat e bardha asnjë gjë nuk do të kishte ndodhur". Sipas dëshmitarëve okularë, i riu shqiptar përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.
21-vjeçarja nga Chania, ishulli i Kretës, në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.
Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 26-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë. Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, së paku kështu pohuan dëshmitarët okularë.
26-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pasi përplasi me makinë 21-vjeçaren greke, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve.
Duke u përpjekur që të justifikohej rreth ngjarjes , i riu shqiptar ka thënë se "nëse 21-vjeçarja greke do të kishte kaluar të vizat e bardha asnjë gjë nuk do të kishte ndodhur".
"Jam i shkatërruar dhe gjendja shëndetësore e viktimës është në radhë të parë. Në lidhje me fajin e aksidentit, dua të them se nëse do të kishte tentuar të kalonte rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorët, asgjë e pakëndshme nuk do të kishte ndodhur. Në 20 metra ka pasur një vendkalim për këmbësorë".
Krahas kësaj, ai tha se u largua nga vendi i ngjarjes pasi ishte i frikësuar sepse nuk ka një leje qëndrimi në Greqi. Po ashtu, i riu shqiptar, i cili u vetëdorëzua, rezulton së është person me precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike në shtetin grek.
Për këtë ngjarje është arrestuar ditën e djeshme edhe një 19-vjeçare, e cila dyshohet se udhëtonte në të njëjtin makinë me 26-vjeçarin shqiptar.