Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit në Sarandë, vihet në pranga shoferi 51-vjeçar

Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit në Sarandë, vihet në pranga shoferi 51-vjeçar

Pamje nga vendngjarja

Shoferi 51-vjeçar, i cili përplasi për vdekje ditën e djeshme (4 nëntor) drejtuesin e një motori është vënë në pranga nga Policia Sarandë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Theofan Kaishi, i cili aksidentoi për vdekje Mariglen Dautin, i cili po drejtonte një motor.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident me pasojë vdekjen, në aksin rrugor “Xarrë-Çukë”, ju informojmë se u bë identifikimi i shtetasit që humbi jetën, Mariglen Dauti, 48 vjeç, si dhe specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Theofan Kaishi, 51 vjeç, drejtues i automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 48-vjeçari”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore