SARANDË- Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë pasi motori të cilin drejtonte është përplasur me një makinë tip "Hyundai" që drejtohej nga Theofan Kaishi. Viktima, Mariglen Dauti 48 vjeç, anëtar i komunitetit rom në fshatin Çukë, në momentin që është aksidentuar kishte të lidhur me motorin një karrocë që e përdorte për të mbledhur sende metalike.
"Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje", njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit