I heshtur e kokulur në kafazin e hekurt, gjykata burg të riut që përplasi për vdekje dy kushërinjtë në Fier (VIDEO)

FIER-Tre ditë pas ngjarjes ku u përplasën për vdekje dy kushërinj, gjykata ka vendosur sot masën e arrestit burg pa afat për të riun Amarildo Çalamani që shkaktoi aksidentin tragjik. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Çalamani ka dalë para trupit gjykues kokulur, i tronditur dhe i penduar për ngjarjen. 

Autori është pyetur nga gazetarët para fillimit të seancës nëse kishte ndonjë gjë për të thënë, por Çalamani uli kokën duke vendosur dorën mbi ballë. Me kërkesë të prokurores Elida Hoxha, gjyqtarja Arta Duka vendosi masën arrest me burg.

Nga aksidenti i ndodhur në mbrëmjen e datës 26 gusht humbën jetën Amarildo Dogani dhe Festim Dogani 21 dhe 29 vjeç, ndërsa u plagos kushëriri i tyre Martin Dogani, i cili raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Amarildo Çalamani sot para gjykatës

Ai tregoi për Report Tv para dy ditësh se makina me të cilën i përplasi Amarildo Çalamani ka qenë me shpejtësi deri në 120 km në orë dhe ka frenuar para se ti përplasë. Ai tregoi se kishin pirë kafe pak para aksidentit, e të gjithë si kushërinj kishin dalë në trotuar për të biseduar. “Përplasja na i ndali të qeshurat”, -tregon ai, që shtoi se Amarildo Çalamanin e kishte pasur shok shkolle.

Në Shqipëri janë shënuar mjaft aksidente kohët e fundit, ndërsa në 7 mujorin e parë të vitit sipas INSTAT janë regjistruar mbi 120 viktima dhe shumë të plagosur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tempulli 3/ Detajet nga operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, kanabis e heroinë! 10 në kërkim

Tempulli 3/ Detajet nga operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, kanabis e heroinë! 10 në kërkim