Ka rënë në pranga drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Elbasan, ku një 20-vjeçar, Fiori Sula humbi jetën, pasi u përplas për vdekje nga mjeti që drejtohej nga Aristir Dimo 65-vjeç nga Fieri. Dimo largua nga vendi i ngjarjes natën kur ndodhi aksidenti, por u arrestua ditën e sotme, 4 ditë pas ngjarjes.
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e 23-janarit në unazën e qytetit të Elbasanit ku një makinë ka përplasur 20 vjeçarin Fiori Sula ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën. I riu nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes së fortë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës në spital.
Kalbeni ne burg plehren, por jo vetem ate. Edhe kryetarin e bashkise se Elbasanit pasi aty eshte pike aksidentesh. Bashkia nuk ka marre asnje mase per mbikalim kembesoresh ose sinjalistike.
Përgjigju