Tiranë-Një 18-vjeçar ka aksidentuar me një ciklomotor pa leje drejtimi një të mitur 9 vjeç në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Pas aksidentit i riu me inicialet A. Sh., është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Fëmija ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.