Sarande- Katër persona janë konfliktuar fizikishit pasi përplasën makinat me njëri tjetrin, një Audi” dhe një “Nissan”. Ngjarja është shënuar dje në Ksamil. Policia thotë se janë sekuestruar dy shufra hekuri dhe dy kaçavida. Të katër personat janë arrestuar.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasit A. M., 28 vjeç, A. M., 21 vjeç, banues në Delvinë, M. N., 40 vjeç dhe V. M., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 25.07.2024, në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida, informoi sot policia e Vlorës