'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

Policia e Tiranës referoi Prokurori, Adriana Kalanë, kryetare e komisionit të Apelimit në PD-së, nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës. Shkak janë bërë disa deklarata kërcënuese ku përmend armë zjarri, duke kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

Kalaja, pas disa shkrimeve për një foto të sajën teksa bën qitje, bëri një deklaratë publike gjatë protestës së fundit para bashkisë Tiranë, ku shprehej se ka foto edhe më të bukur, me një pistoletë që ia ka vënë në kokë Ramës.

“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë dikujt, mjaft u more me foton time me pistoletë, sepse kam një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor”, tha Kalaja.

Kalaja është marrë në pyetje nga grupi hetimor, dhe pas dëshmisë përgënjeshtroi se ka dashur ta kërcënojë kryeministrin por tha se donte të ironizontedisa shkrime kundër saj në media.

‘Sapo vij nga komisariati nr. 1 në orët e pasdites me kanë kontaktuar për të dhënë një deklaratë pa më thënë detajet për protestën e sotme. Për rreth një orë në policinë e pushtetit të kriminalizuar nga Edi Rama dhe Balla jam marrë në pyetje me akuzën e kanosje për shkak të detyrës. Unë sot paskam kanosur Edi Ramën. Tani unë e kam medalje ari të më thërrasë policia e narkosit dhe të akuzojë se paskam kanosur një bandit si Edi Rama. Unë deklaroj se e kanos Edi Ramën dhe e kanos për të shkuar në burg do apo nuk do Altin Dumani, do apo s’do Edi Rama që sot ka urdhëruar arrestimin tim. ‘- tha Kalaja.

Në fakt deklarata kërcënuese, Kalaja bën në çdo tubim para bashkisë së Tiranës, ku përsërit herë pas here thirrjen për të marrë zvarrë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila: 27/07/2024 12:24

    Kur ka ngel politika ne dore te ksaj,,,!

    Përgjigju
    • Rona: 27/07/2024 16:27

      ???????? kjo eshte femra me kot qe ekziston, nga ekonomiste, u be avokate gjasme edhe tani i eshte futur politikes, imagjino te degjosh kete kur flet, sikur e ke mare nga rruga edhe i ke dhene mikrofon ????????‍♀️

  • Real: 27/07/2024 11:33

    Ligji nuk i denon te papergjegjshmit keshtu qe kot e proceduat penalisht. Familja e kesaj skuzoide duhet te kujdeset per te, ti jape mjekim te detyruar ose ta shtroje disa kohe. Sinqerisht qe kjo ka nevoje per ndihme.

    Përgjigju
  • Iris: 27/07/2024 00:05

    Ne cilen koke te Rames e ke vene pistoleten, ne ate prej cardboard ku praktikon qitjen dhe me te cilen ke fotografuar veten ndoshta ? Big deal!!

    Përgjigju
  • Turi: 26/07/2024 23:39

    Na myten bundrat e fishkura qe ju duket vetja si rambo per nje kollodok.

    Përgjigju
  • LEINE: 26/07/2024 20:52

    NUK E DIJA QE KJO PLLSMË QENKA KAQ TRIME. O ZGËRDALLË, SIDO QË TË NËNI JUVE FARA E NDYRË E PD-së KURRË NUK MUNDENI TË MERRNI PUSHTETIN. JUVE E DEGJENERUAT SHQIPËRINË ME ATË KAFSHËN E VIÇIDOLIT.

    Përgjigju
  • Anna: 26/07/2024 16:11

    Cfare pretendon Kjo se do I japin pushtetin kesaj dhe Kjo me pistolete me dore do vrasi ke ti doje qejfi Vrafte veten

    Përgjigju
  • Na ruajt zoti: 26/07/2024 14:57

    Si ka mundësi të bëhen kamikazë të hajnave të djeshëm kur sot hajnat po i fut drejtësia në shtrungë Nuk i pëlqen Rama ok Po është PS qe drejton moj toromane

    Përgjigju
  • Sofie: 26/07/2024 14:38

    Po si nuk te vjen turp je dhe femer ti !Le ti vije nga zoti kryeministrit nese ka mekate.Imagjino te kesh pushtet ti!Prandaj nuk fitoni juve.Ne jemi merzitur e nuk e duam me qeverisjen e Rames por ti,jo,kurre ne karriket e pushtetit!Gjakpirese

    Përgjigju
  • Xoni: 26/07/2024 12:45

    Mendja kokerr gruri. Leviz dhe nuk shkon me ne vend. Gjynah goxha grua.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 26/07/2024 12:35

    KESAJ RRUGACEJE JA KANE BERE SHUME MIRE SE NE BURG E KA VENDIN...BANDITJA E KRYEBANDITIT SAHALE BERISHA-KARAXHIXH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë