Ministri i jashtëm spanjoll është shprehur se do të lejojë që luftanijet ruse të furnizohen me karburant në portin e Spanjës.
Artileria ruse prej ditësh po përshkon Mesdheun Lindor, me qëllimin për të arritur në Siri për të luftuar me rebelët sirianë.
Por ky vendim i Spanjës ka ngjallur kritika nga Sekretari i Natos Stoltenberg dhe nga shefi i flotës britanike Admiral Ëest.
Spanja akuzohet për hipokrizi duke vepruar në këtë mënyrë pasi pak kohë më parë e akuzoi Rusinë për krime lufte në Siri.
Por është po vetë Spanja e cila ka lejuar që flota ruse të ndalojë dhe të furnizohet me ujë, ushqim dhe naftë.
Flota ruse e udhëhequr nga flota legjendare Kuznetsov do të hyjë në Ceuta, në bregun verior të Afrikës, do të kalojë në Gjibraltar, në Spanjë ku kufizohet me Marokun.
Edhe Ceuta është pjesë e BE, por statusi në Nato është i paqartë dhe që nga viti 2011 të paktën 11 luftanije ruse janë ankoruar në këtë zonë.
Spanja insiston se qëllimi i Rusisë në Cueta është tregtar.
Që prej kohës kur mediat britanike nisën të shkruajnë se flotat ruse po përshkojnë Mesdheun tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë shtuar. Nato është duke monitoruar me kujdes çdo lëvizje të flotave ruse.
Rusia tërheq kërkesën
Pas publikimit të këj lajmi, Rusia tërheq kërkesën e saj që tre luftanije do të ndalonin në portin e Spanjës për t’u furnizuar me karburant. Spanja ndodhej nën presion të lartë nga anëtarët e Natos.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com