TIRANE- Katër partitë demokristiane ende nuk kanë filluar negociatat për një bashkim të tyre. Bëhet fjalë për Partinë Demokristiane Shqiptare, Aleancën Demokristiane, Partinë Kristian Demokrate dhe Lidhjen  Demokristiane të Shqipërisë, të cilat të po përfliten për një bashkim mes tyre në një parti të vetme.

Por duke se kjo nuk është aq e thjeshtë, pasi vetë kreu i Aleancës Demokristiane, parti që është në koalicionin e majtë, thotë se nuk ka asnjë ftesë zyrtare për bisedime konkrete. Madje, duke e konsideruar bashkimin si diçka pozitive për demokristianët, Bushati ka shtuar se ky bashkim nuk duhet të udhëhiqet nga interesa për një karrige në qeveri.

“Ka një ide, e cila më shumë është në kuadrin e një thashethemi. Nuk di që nga partia e Ndokës, nga partia e Lezst si dhe e Markut të jetë ngritur ndonjë grup negociatorësh për të parë modalitetet rreth një bashkimi të mundshëm. Deri tani më rezulton se kjo është në kuadrin e vullneti të disa idividëve, të cilët janë dashamirës, por që nuk kanë marrë mandat nga këto parti për të negociuar. Bashkimi i partive, unfikimi i tyre asnjëherë nuk është i lehtë është i vështirë se në rast se do ta kishim vullnetin për të ndenjur të bashkuar, ne do të kishim qëndruar të bashkuar. Fakti që demokristianët janë të ndarë tregon se nuk ka patur një vullnet për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe që ato t`i zgjidhnin problemet brenda llojit dhe të mos ndaheshin në katër subjekte politike. Unë mendoj se kjo është një çështje shumë serioze, e cila nuk duhet të mbetet thjesht ide kafanesh apo dhe ndonjë ide e hedhur nga secili prej kryetarëve të partive nëpërmjet ekranit të TV. Po pamë se ndokush ka interesa për ta shfrytëzuar këtë bashkim për ndonjë përfitim personal, atëherë gjithçka bie poshtë”, shprehet Bushati.

Nga ana tjetër, kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka, konfirmon se këto katër parti pritet që të takohen së shpejti. “Bashkimi i demokrsitianëve do të fillojë në Parlament. Ideja jonë është që të kemi vetëm në parti demokristiane, në mënyrë të tillë që të gjithë të bazohemi në një platformë të vetme”, është shprehur për gazetën "Shqiptarja.com". Ndoka.

Ndërkohë që ai ka bërë të ditur se do të votojë në qeveri çdo demokristian që do të bëhet pjesë e qeverisë së saj. Ndërsa kryetari më i ri Kristian Demokrat (tashmë deputet), Mark Frroku, ka deklaruar qartë: “bashkëpunimin ndër demokristianë ka nisur, ne jemi dy deputetë së bashku, unë dhe z. Ndoka, shumë shpejt do bashkojmë partitë”.

Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)