Vijojnë replikat Demalia-Spaho, ndërhyn edhe bashkëshortja e deputetit! Analisti: Çfarë mund të presësh nga një Palluqe që nxjerr gruan në një përplasje

Vijojnë replikat Demalia-Spaho, ndërhyn edhe bashkëshortja e deputetit! Analisti: Çfarë mund të presësh nga një Palluqe që nxjerr gruan në një përplasje

Ilir Demalia dhe Edmond Spaho

Vijojnë sërish replikat në distancë mes analistit Ilir Demalia dhe deputetit Edmond Spaho, pasi ky i fundit sulmoi analistin Demalia pas një debati me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri në emisionin Studio Live në Report Tv. Ishte Spaho, i cili e sulmoi i pari Demalinë me fjalor të papërshtatshëm.

Mirëpo, kësaj herë në replikë është përfshirë bashkëshortja e deputetit, e cila në një postim në Facebook e Spaho-s, lë një shënim për analistin Demalia. Sërish, replikat mes tyre shkojnë deri në detaje nga jeta personale, të shkuarën e familjes tyre në kohën e komunizmit.

Bashkëshortja e Spahos, komenton deklaratën që bëri një ditë më parë analisti duke thënë se Spaho, ka prona në Korçë dhe Pogradec, madje Demalia shkoi edhe më tej duke thënë se Spaho takohet aty me një mësuese nga Maliqi.

Ajo shkruan se këto janë shpifje të ulëta, por i dha një ‘shans’ demalisë që të gjente pronat e Saphos në Pogradec e në Korçë, e më pas të diskutojnë për mësuesen E.  

“Mirëmbrëma Ilir Demalia! Bashkë nuk njihemi. Në fakt të kam parë që del në TV. Unë jam mjeke dhe rrallë përzihem me politikën. Lexova nxitimthi ç'kishe shkruar për bashkëshortin tim, Edmond Spaho, ashtu rrëmujshëm, dhe ne fund erdhi surpriza. Mu duke ekzakt si skenarët e filmave dhe librave të kohës së komunizmit, ku spiuni i lagjes të bënte imoral, me shkelje të rënda të sjelljes etj. se kështu e donte partia.

E kam jetuar atë kohë, madje kam qenë e transferuar në rrethe. Familja ime ka qenë e kontrolluar dhe e survejuar nga sigurimi. Fatkeqësisht, për rregullat e komunizmit, ne ishim familje me nënë të huaj, bullgare. Nëna ime nuk i pa kurrë të afërmit e saj derisa vdiq. Kjo na e ka shtuar urrejtjen për sigurimin dhe komunizmin. Ne si familje kemi vuajtur kaq shumë sa kurrë nuk do na shuhet urrejtja për ju. Halla ime u vra në luftë për çlirimin e Shqipërisë, vajze naive, 18-vjeçare por ju na luftuat si të ishim kriminele.

Nuk më shqetësove fare me lajmin që më dhe. E di pse? Sepse aq vite jetë, vështirësi qe kemi kaluar bashkë me Edmondin, nuk i çbëjnë shumë burra bashkë. Të bësh shpifje aq të ulëta, në këtë nivel, i bënin vetëm spiunet që ndanin familje te tera ne kohen e komunizmit. Po ti mendon se po të kishte një gram të vërtetë do ta gjeje ti nga Amerika? E di çfarë? Po të jap një shans. Me gjej në fillim ato pronat që paskemi në Pogradec e në Korçë, pastaj flasim për E-në.

Dhe një fjale për ju komentuesit histerike që fërkuat duart. Në këtë histori vlen proverbi popullor "një budalla hedh një gur në lume, e 100 të mençur se nxjerrin dot". Ah më falni që s'u prezantova. Jam bashkëshortja e Edmond Spahos”, shkruan ajo në Facebook-un e Spahos.

Replika nuk mungoi nga Demalia, i cili thotë se nuk merret me pronat e tyre të fshehura, por këtë punë duhet ta bëjë drejtësia, që sipas tij nuk ekziston. E madje thotë, që Spahoi bie bilbilit sa herë ja kërkon Berisha sepse e ka ndonjë hall.

Postimi i plotë i Demalisë

Qenka përgjigjur gruaja Palluqe Bilbil Spahos! Çfarë mund të presësh nga një Palluqe që nxjerr para gruan në një përplasje.

1. Doktoresha që paska qenë e “persekutuar” paska shkuar në shkollë të lartë për mjekësi dhe qenka emëruar psikiatre në Tiranë?!! Unë i privilegjuari i regjimit shkoja në Gurore, Xhenjo ushtarë dhe në hapje tokash bujqësore e llaç e tulla në ndërtim, kështu nëna dhe vëllai im kur im atë ishte ne burg për Agjitacion e Propagandë. Në këtë kohë të persekutuarit Palluqe dhe gruaja e tij ngjisnin shkallët e Universitetit në Tiranë në fakultetin e ekonomisë dhe mjekësisë.  A kanë një raport me veten këta për ç’ka thonë?! I besojnë dhe janë delusional apo janë kaq rëndë sa gënjejnë dhe veten e tyre.

2. Kjo grua më drejtohet mua: “Ne si familje kemi vuajtur kaq shumë sa kurrë nuk do na shuhet urrejtja për ju.” Çfarë ti përgjigjesh kësaj psikiatre që së pari duhet të bëjë vetëterapi për ç’ka beson apo gënjen. “Urrejtja për Ju!” Më drejtohet në vetën e tretë duke më identifikuar mua me regjimin komunist qe kanë “persekutuar” këtë dhe Palluqen të shoqin(?!!)Kjo psikiatre dhe grua(?!!Me këta duhet të qeshësh si në përrallën e xhumxhuxhave me xhuxhmaxhuxhët e demo(n)kracisë shqiptare Liri-Demokraci pordhi plaka  në mulli.

3. Për punën e spiunit u bëtë bajat. Im atë i ndjekur me 2A që në 1971, i arrestuar për agjitacion e propagandë dhe dënuar në baze të nenit 55 të kodit penal të komunizmit me 4 vjet burg si i “privilegjuar” i regjimit, hapur dosje 2A për babë e bir në ndjekje të rregullt për veprimtari armiqësore nga shtatori 1984 deri në prill 1991 si të “privilegjuar” të regjimit, unë i larguar nga Shqipëria në korrik 1990, dhe nuk po zgjatem me intervistat dhe shkrimet kur ju rrinit si kukuth me Palluqen, më bëni mua moral?!!

Zonjë, politika dhe mjekësia janë dy institucionet më të korruptuara dhe në gjendjen më të mjerë. Në spitalet shqiptare fillonte pagesa për fakirët hallexhi që nga roja derës dhe duke ngjitur për tek doktori nuk pushonte dora fakirit hallexhi duke rritur shumën e pagesës. Kjo ndodhte kur president dhe kryeministër ishte një mjek. Ai për të cilin burri juaj i cili nxjerr gruan para në përplasje burrash (nuk di sa burrë është Palluqja) i fryn bilbilit për atë sa i fryhet fytyra si calik.

Përsa i përket të gjej pronat tuaja të fshehura me emra familjarësh le të merret drejtësia që nuk ekziston. Kështu thotë dhe Saliu i dizenjuar për korrupsion të lartë nga SHBA që Palluqja yt nuk pushon duke I rënë bilbilit për atë një hall e ka, dhe të gjithë politikanët dje dhe sot gjatë këtij 30 vjeçari, kështu thonë çojini në SPAK se SPAK është një m… I ndarë përgjysmë me këta.

4. E fundit dhe me fund, ishte burri juaj zonjë që u mor me mua dhe familjen time, me një gjuhë ordinere rrugaçi, pa I pasur asnjë hak, pa i përmendur emrin kurrë se e kam parë gjithmonë si bilbil, një send pa vlerë. Kalofshi një ditë të paqtë me refleksion selfterapi, pa urrejtje se çtë mbjellësh do korrësh.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 01/07/2023 08:06

    Ik or ilir rri ne usa, mos u perziej ne vorbullat shqiptare se do helmohesh e do semuresh nga trute e kokes

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2023 02:53

    Mjaft me me kete telenovele banaliteti!

    Përgjigju
  • Ceno: 30/06/2023 22:17

    Spaho hajduti gam gam gam gam gam si Qen rrugësh

    Përgjigju
  • Frenkli: 30/06/2023 20:31

    Nberiz si ty ti kishim nshqipri ilir demalia dhe jo kto pisa qe i lepijn bythen me tmadhit

    Përgjigju
  • Qytetari: 30/06/2023 19:50

    Respekt per zotin Demalia.

    Përgjigju
  • Lona: 30/06/2023 17:58

    Spaho HAJDUTI , eshte Plak SHURRAQ PERVERS , I PSHURRUR , BREKË DHJERË dhe i PËRMJERË !!! Plak K*RVË ,HAJDUT , GRABITQAR , GJAK PRISHUR , NDYRËSIRË dhe LLAPAQËN i PËSHTIRË !!! VAFSH në DJALL dhe ESFEL , O Spaho HALABAKU , bashkë me soj dhe sorollop

    Përgjigju
  • Tyc Dembelia: 30/06/2023 17:00

    O Dembelia, po ik puno mor burre aty ne Quincy, behu produktiv per komunitetin qe te paguan Medicare-in tend, mos u laparos neper portale per te shfryre frustracioni tend prej “Tironci Tropojan!” Merresh me grate e mediokerve te sorollopit tend!

    Përgjigju
  • Faik: 30/06/2023 16:43

    SUPER ILIR DEMALIA ! Meriton RESPEKT dhe vetèm RESPEKT . Spaho ZAGARI dhe Gruaja e Spaho KUSARIT jané KRYE HAJDUTÈ , KUSARÈ , GRABITQARÈ , PLAÇKITÈSA dhe KRYE FUNDÈRRINA , qè NUK ka INCENERATOR ti marri pérsipèr pér RICIKLIM !! ILIR DEMALIA èshtè NJÈ SHQIPTAR i thjeshtè qè çdo té ardhur e nxjerr me mund dhe me DJERSÈN e BALLIT nè EMIGRACION , dhe SHQIPTARÈT NUK kanè parè ASNJÈ tè KEQE nga ILIR DEMALIA kéto 32 VJET . TÈ KÈQIJAT POPULLIT SHQIPTAR ju kanè ardhur nga Spaho PALAÇUA , Gruaja e tij HAJDUTE , dhe HAJDUTÈT e tjerè si Noka , Ruli , Bode , Ahmetaj , Meksi , Olldashi , Basha , Gjiknuri , Manastirliu , Beqaj etj etj etj etj etj 300-400 HAJDUTÈ dhe GRABITQARÈ Politikanè té URRYER tè kètyre 32 Viteve ANARSHI SHKÉRDHATOKRACI ! FALEMINDERIT ILIR DEMALIA dhe BJERU pa pushim HORRAVE dhe ZAGARÈVE HAJDUTÈ té PANGOPUR , qè bèjnè edhe "MORAL" .

    Përgjigju
    • Ska rendesi: 30/06/2023 22:15

      Cila bashkshorye ojo legjotime apo ajo e Maliqit me E?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë