Goditja e dytë/ Ja prokurorët dhe gjyqtarët që s'do punojnë as avokatë, Meta s'dekreton ligjin

Përpos kthimit të ligjit për ndërtimin e teatrit të ri dhe nismës për tatimin e lojërave të fatit, presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar as ligjin për profesionin e avokatit. Kreu i shtetit ka shprehur mospajtimin e tij me këtë ligj, duke mos e dekretuar, por pa e kthyer për rishqyrtim në Kuvendi, siç veproi me dy ligjet e tjera, duke prodhuar përplasjen e parë me qeverinë dhe mazhorancën.

Ligji për profesionin e avokatit është miratuar nga Parlamenti në datën 23.7.2018, ndërsa është botuar dje në Fletoren Zyrtare, pas heshtjes 3-javore të kreut të shtetit, i cili as nuk firmosi shpalljen e tij, por as kthimin për rishqyrtim. Pika 1 e nenit 84 të Kushtetutës parashikon që Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Pika 2 e këtij neni parashikon që ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni. 

Pika e nxehtë e ligjit 

Ligji për profesionin e avokatit prodhoi përplasje mes avokatëve, parlamentit dhe faktorit ndërkombëtar. Shkak u bë një parashikim, i cili herë hiqej dhe herë rikthehej, për të mos lejuar prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingut që të ushtronin profesionin e avokatit. Ky propozim ishte bërë nga misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi. Parashikimi u kundërshtua hapur nga Dhoma e Avokatisë dhe në mënyrë të heshtur nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët lobuan për rrëzimin e kësaj pengese. Fillimisht, Komisioni i Ligjeve, i dominuar nga shumica, u shpreh pro propozimit të EURALIUS, me pretendimin se gjyqtarët dhe prokurorët me njollë, të nxjerrë nga dera e drejtësisë, nuk mund të riktheheshin nga dritarja. Por, befas, disa ditë më vonë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve ndryshuan mendje, duke u pozicionuar në anën e avokatëve dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që po shkarkohen dhe do të shkarkohet nga detyra, kryesisht për mosjustifikimin e pasurive me dokumentacion ligjor. Pas disa ditësh, anëtarët e Komisionit të Ligjeve ndryshuan sërish mendje, me sa duket pas ndërhyrjes së përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar, duke u rikthyer në pozicionin e parë, pra pro propozimit për të ndaluar gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar që të ushtrojnë profesionin e avokatit. 

Varanti përfundimtar i ligjit 

Varianti përfundimtar i ligjit për profesionin e avokatit, i botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi në fillim të muaj shtator, ndalon prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingu që të ushtrojnë profesionin e avokatit. Pika ‘e’ e nenit 13 të ligjit parashikon që kandidati, për të fituar titullin avokat, nuk duhet të jetë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës ose funksionit publik, për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë, me përjashtim të rasteve kur masa disiplinore është shuar sipas legjislacionit të posaçëm. Gjithashtu, kandidati nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për të cilën nuk është rehabilituar. 

Meta

Kreu i shtetit ka shprehur mospajtimin e tij me ligjit për profesionin e avokatit, duke mos e dekretuar, por pa e kthyer për rishqyrtim në Kuvendit, siç veproi me dy ligjet e tjera, duke prodhuar përplasjen e parë me qeverinë dhe mazhorancën.

Përplasja 

Ligji për profesionin e avokatit prodhoi përplasje mes avokatëve, parlamentit dhe faktorit ndërkombëtar. Shkak u bë një parashikim, i cili herë hiqej dhe herë rikthehej, për të mos lejuar prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga Vetingut që të ushtronin profesionin e avokatit.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar që nuk mund të bëhen avokatë 

Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beg haxhiu: 15/07/2019 14:28

    A mund te quhet gjyqtare Valbona Durraj?! Po Alfrd Gjoni a mund te quhet i tille (gjyqtar)?!..

    Përgjigju
  • Xxx: 18/08/2018 12:50

    Hajdutet qe s'duhet te punojne avokate kjo dihet por qe duhet te japin llogari para ligjit per parate qe kane pervetesuar ne menyre te pa drejte kjo duhet zbatuar.

    Përgjigju
  • albatros: 18/08/2018 09:35

    E dekreton, por jo pa shkembim!!!!! Varet sa I plotesohet kerkesa

    Përgjigju
  • Hasani: 18/08/2018 08:41

    Po kryehajduti dhe kryegrabitesi i pronave Gjin Gjoni nuk qenka? Per ato bema qe ai ka bere duhet te ishte i pari ne liste.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 18/08/2018 08:26

    I dashur popull Shqiptar shikoni ktë rugaç hajdut halabak like floririn buri i mona buçes se çfar fundërrine është . Nuk është dakort që kriminelët ordiner të drejtësis të mos dënohen . Mjer ju me njerëz të till në krye të shtetit tuaj palaço.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas