Përplasja e Metës te zyrat e FRD, Gjonaj: E papranueshme, veproi jashtë rolit të tij! Vettingu mbaron në qershor 2022, opozita se minon dot më drejtësinë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar përplasjen e presidenti Ilir Meta me efektivët e policisë bashkiake në zyrat e FRD pak ditë më parë si një sjellje të papranueshme dhe jashtë rolit të tij. Gjatë intervistës për emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Gjonaj tha se Meta u zhvesh nga kostumi i tij i presidentit dhe doli jashtë kompetencave të tij në rolin e unitetit të popullit.

"E njëjta situatë në Elbasan në ditën e verës ku të gjithë njerëzit presin të kenë momente qetësie dhe në zyrat e FRD. Situatë e papranueshme e Metës. Presidenti i ka të përcaktuara kompetencat duke përbërë atë që quhet unitet i popullit. Në këtë rast është jashtë veshjes së presidentit. E papranueshme të shohim një president që vepron jashtë fushës së tij. Nuk bëhet fjalë për një detyrë që i përket presidentit, aq më tepër kur shfaqje të tilla jepen nga zyrtarë të lartë nga kreu i shtetit çfarë shembulli japim te njerëzit", tha Gjonaj.

“Reforma në Drejtësi nuk ka më kthim pas”, tha Gjonaj ndërsa shton se atë nuk e kontrollon asnjë parti, por se opozita është përpjekur gjithmonë ta minojë atë  pasi trembet nga drejtësia e re. Gjonaj shtoi se PS-së i nevojitet një mandat i tretë pikërisht për të çuar deri në fund punën e nisur me drejtësinë e re.

“Opozita ka dashur ta dhunojë dhe ta ktheje reformën, se çfarë i ka kushtëzuar në atë kohë ta votojnë me unanimitet nuk e di. Opozita e ka minuar gjithmonë reformën në drejtësi. Reformën në drejtësi se kontrollon dot asnjë parti. Kjo reformën është e pakthyeshëm”, tha ndër të tjera ministrja Gjonaj.

Ajo foli edhe për procesin e vettingut që po pastron gjyqësorin nga të korruptuarit duke thënë se janë shtuar këshilltarët e KPA dhe KPK që ky proces të përmbyllet brenda aftit ligjor qershor 2022.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Gjonaj: Kemi 58 % të kabinetit qeveritar gra, sa më shumë të përfshihen në politikë, aq më mirë do jetë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se është një nga personat që ka dëgjuar prej 4 vitesh deklarata seksiste ndaj saj duke i cilësuar të pavlera pasi puna flet më mirë se çdo gjë tjetër. Ajo tha se në kabinetin qeveritar 58 % janë gra, ndërsa shtoi se gratë duhet të përfshihen sa më shumë në vendimmarrje për të pasur një politikë sa më të mirë.

“Nuk them se bullizoi pasi përdorimin e epiteteve seksiste sidomos për gratë në politikë unë kam 4 vite që e dëgjoj, këto i dëgjoj nga analistë kur thonë se ministrja e drejtësisë është si kukull aty dhe nuk ka gjë në dorë. Po të ishte kështu nuk do të ndiqte reformën në drejtësi, nuk do të zbatonte regjnim 41 bis, nuk do të luftonte korrupsion në administratën publike, nuk do bënte shkarkimin e drejtuesve në burgje që nuk kishin guxim të përballeshim me subjekte kriminale edhe në burgje etj. Më se sa flet puna jonë çdo lloj epiteti që i vihet grave në politikë është absolutisht dekurajuese në politikë. Sa më shumë gra të përfshihen në kabinete qeveritare aq më e mirë do të jetë edhe politika, ne kemi 58 % gra në kabinetin qeveritar”, tha Gjonaj.

Ora 21:59
Gjonaj: Vettingu ka afat ligjor deri në qershor të 2022

Ministrja e Drejtësisë tha se procesi i vettingut ka si afat ligjor përmbylljen e saj në qershor të 2022 dhe për përmbylljen e shpjet të këtij procesi  janë shtuar këshilltarët në KPK dhe KPA.

Vettingu ka një afat ligjor që është qershor 2022 dhe janë shtuar anëtarët e KPK dhe KPA për të ecur sa më shpjet më këtë proces dhe të përmbyllet në kohë”, tha Gjonaj

Ora 21:46
Gjonaj: Opozita minon reformën në drejtësi, por nuk ka më kthim pas për të! Arrestimi i Enkelejda Hoxhës mesazh për gjyqtarët e korruptuar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se opozita gjithmonë ka tentuar të minojë reformën në drejtësi pasi trembet nga ajo, por për të kjo reformë nuk ka më kthim pas.

Si funksionim të institucioneve në Drejtësi, Gjonaj vlerësoi operacionin e SPAK ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkelejda hoxha duke e  cilësuar si një mesazh për të gjithë gjyqtarët e korruptuar.

“Besoj që historia dhe ngjarjet flasin qartë. Nëse ka pasur një subjekt siç është në rastin konkret që ka ideuar dhe ka punuar fort është vetëm PS. Përtej faktit që kjo reformë u miratua me unanimitet u vu re se opozita ka dashur ta minojë. Që kur u kundërshtuan 7 ligjet e reformës që u dhunuan institucionet. Opozita ka dashur ta dhunojë dhe ta ktheje reformën, se çfarë i ka kushtëzuar në atë kohë ta votojnë me unanimitet nuk e di. Opozita e ka minuar gjithmonë reformën në drejtësi. Reformën në drejtësi se kontrollon dot asnjë parti.Në momentin që politika nuk ka më dorë në sistem, atëherë shikojmë këtë veprim që duna të rikthejnë reformën në drejtësi pas. Kjo reformën është e pakthyeshëm dhe çfarëdo që të bëjnë partitë politike është e pamundur që ajo të kthehet pas. Ne si PS kërkojmë që të vijojmë para me bërjen funksione të gjithë institucionet.  SPAK me arrestimin e Enkelejda Hoxha ishte një mesazh që i dha të gjithë qyqarëve, dhe të mos harrojmë që SPAK ka vetëm një vit punë”, tha Gjonaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë