Tiranë- Komisioni i Venecias nis sot misionin fakt-mbledhës për çështjen Xhaçka.

Ndryshe nga herët e tjera, delegacioni nuk vjen fizikisht.

Takimet do të bëhen online me të 4 grupet parlamentare veç e veç, referuar vendimit dhe kërkesës së Kuvendit që iu drejtua Komisionit për ndihmë.

Misioni nisi në orën 13:00 me grupin e PS dhe në orën 14:30 është caktuar seanca e dëgjimit me grupin e PD dhe kreun e saj Gazment Bardhi. Më tej do vijohet me dy grupet e tjera parlamentare.

Përplasja kushtetuese PD-PS u dërgua në Venecia si kazus nëse GJK mund të imponojë deputetin se si duhet të votojë.

Bëhet me dije se Opinioni i Venecias del në mes të muajit dhjetor, pasi të analizohen faktet e mbledhura.