Vrau Bujar Çelën në shtator të 2020, Gjykata cakton arrest në burg për Nuredin Dumanin

Gjykata e Elbasanit caktori masën e sigurisë "arrest me burg" për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh. Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës. Kjo ishte masa e tretë "arrest me burg" për 39-vjeçarin. Të premten SPAK ia komunikoi për vrajsen e vëllezërve Haxhiaj dhe Elbasani për ngjarjen e Papërit më 29 mars, si edhe masën për Anxhelo Avdiajn dhe Dorian Shkozën, vrasje e 2 marsit 2020 në Durrës. Dumani edhe në seancën e sotme nuk ka folur asnjë fjalë.

Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia. Fillimisht u njoftua nga policia për BMW-në që u qëllua me breshëri dhe që ishte më targa të vjedhura në qytetin e Durrësit që në prill të vitit 2021. Mjeti BMW ishte i Nuredin Dumanit dhe pas shkëmbimit me armë zjarri që mendohet se ka pasur me Talo Çelën, braktisi makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Gjatë kontrollit policia gjeti në automjet një kallashnikov edhe një bidon me 5 litra benzinë.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy mjekë, Bledi Berdalli, 41 vjeç dhe Julian Malaj, 43 vjeç si dhe infermieri Ermal Gjeci, 36 vjeç, të cilët mjekuan Nuredin Dumanin në Fier, të cilët akuzohen për 'moskallëzim krimi'. Si edhe bashkëjetuesja e Dumanit, 20-vjeçarja nga Kosova Mirjet Hajdini për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja