VLORE-Policia ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, njëri për kanabis dhe tjetri për një përplasje me armë në gusht në një lokal nate në Sarandë.

Agron Hazizaj 41 vjeç banues në fshatin Trevllazër ishte në kërkim për prodhim dhe shitje droge. Ai akuzohet për 128 ka kanabis dhe tre armë që u sekuestruan më datë 24.11.2015 në fshatin Trevllazër.

 

Ndërsa Diomet Musa 30 vjeç, banues në Sarandë ishte në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje, ngjarje e  ndodhur në 28 Gusht 2017, në lagjen ''Nr.1'', Sarandë.

Diomet Musa ishte në kërkim për një përplasje me armë zjarri që ndodhi në fundin e muajit gusht në qytetin bregdetar, ku u plagosën tre persona.

Pas një sherri mes dy grupeve rivale mbetën të plagosur Anton Shyti 37 vjeç dhe Besi Xhafaj 26 vjeç (Pjesë e një njërit prej grupi rival) dhe bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç, (pjesë e grupit tjetër).

Diomet Musa është bashkëpronari i lokalit ku ndodhi përplasja me armë zjarri, ndësa është arrestuar, pasi ishte në kërkim. 

dy.b/shqiptarja.com