ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar humbi jetën pas të shtënave me armë që u raportuan gjatë mbrëmjes së djeshme Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që hetimet vijojnë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga vendi ku ka ndodhur ekzekutimi i 36-vejçarit si dhe makina në cilën ai ndodhej.
Nga burime hetimore, mediat italiane thonë se 36-vjeçar, i vrarë me armë zjarri teksa ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër. Më pas makina ka përshkuar disa metra më tutje për të kërkuar ndihmë në një lokal.
Njerëzit u përpoqën që të jepnin ndihmën e parë, por nuk u arrit që të shpëtohej.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta në një zonë që nuk ishte e banuar. Sipas dëshmive të para thuhet se autorët janë larguar me një makinë me ngjyrë të errët.