Përplasja me Ballën dhe Kodhelin, neni 18 që detyroi Majkon të largohet nga Kuvendi

Ndër ligjet e miratuara sot nga Kuvendi i Shqipërisë ishte edhe ai për diasporën, që mori 74 votat e shumicës, përkatësisht nga PS dhe PDIU, ndërkohë që opozita mungoi në seancë.

Por një incident i brendshëm duket se është shënuar në radhët e shumicës.

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, kishte mbështetur propozimin e deputetit Adnor Shahmeti lidhur me një ndryshim në nenin 18 të ligjit, por ky ndryshim është kundërshtuar nga kolegët e Majkos, Taulant Balla dhe Mimi Kodheli, të cilët deklaruan se kërkesa për ndryshimin nuk ishte paraqitur brenda afateve ligjore.

Pas miratimit të ligjit pa ndryshimin që ishte mbështetur nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko është ngritur dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga salla, jo pak i mërzitur.

Neni 18 i ligjit që mbeti në fuqi

Këshilli Koordinues i Diasporës 1. Këshilli Koordinues i Diasporës (Këshilli) përfaqëson dhe koordinon marrëdhëniet me diasporën.

2. Këshilli ka këto kompetenca:

a) Identifikon problemet e diasporës, propozon veprime për zgjidhjen e tyre, përcakton linja orientuese për hartimin e strategjisë për diasporën;

b) Miraton rregulla procedurale për përmbushjen e veprimtarisë së tij dhe procedurën e vendimmarrjes.

3. Përgjegjësitë profesionale, të përdorimit të fondeve dhe ato administrative, për Këshillin do të ushtrohen nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.

4. Agjencia Kombëtare e Diasporës kryen funksionet e sekretariatit teknik.


Liligji për diasporën i miratuar sot në Kuvend, dokumenti i plotë 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ori: 05/04/2018 15:45

    Ky kërma eshte kufoma me e korruptuar e Shqiperise. Hiqet si i lare ashtu duke vdekur po ska lene gje pa bere, kaloi nje veting dhe shiko sa vila ka. Po budall se ka shokun, si qen do ngordhe

    Përgjigju
  • Endri: 05/04/2018 14:57

    I vetmi politikan qe ja vlen ne Shqiperi,te theret jane plehra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë