Kandidati i PD goditi biznesmenin Luca, Rama: Grushtonte me ndihmën e rojeve si huligan dhe si skuth sipërmarrësin që ka hapur më shumë vende pune

Nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputetë të PS-së në këtë qark, Kryeministri Rama komentoi për herë të parë edhe përplasjen fizike mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

"E pamë këtu në Elbasan pak ditë më parë dhe ju ftoj të gjithëve që ta shikoni sesi grushtuesi, i një sipërmarrësi si Gjergj Luca, dhunuesi publik i tij të ishte Taulanti, Besiani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë, e sa lumenj llumi dhe baltë do të ishin dredhur në Evropë e sa do të kishin venë kujën. Por ne e kemi të qartë se njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Por ato e kanë të qartë se nuk kanë mundësi që ta kenë një shans tjetër. Kanë pasur katër shanse dhe i kanë humbur të katër shanset. Sot janë grumbulluar të gjithë bashkë si kurrë me parë me një koalicion paszgjedhore, kur hynë veç e veç me njëri-tjetrin.

E patë atë si grushtonte si huligan një biznesmen. Është e papranueshme që një përfaqësues i popullit të grushtojë si skuth dhe me rojet e tij një sipërmarrës, punëdhënësin më të madh të Elbasanit. Është e pamundur që qytetaria e Elbasanit të identifikohet me këtë shfaqje të dhunshme me disa shëmbylltara që nuk janë gjëkundi në mundësinë për t'i quajtur pasardhës të një komuniteti ku ka pasur kaq shumë figura të ndritura", tha Rama.

Përplasja mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet në Elbasan me Partinë Demokratike Luçiano Boçit ndodhi disa ditë më parë në Elabasan. Përplasja ndodhi para një lokali në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës. Nga pamjet e publikuara të marra nga kamerat e sigurisë së lokalit shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte. 

Sipas biznesmenit Gjergj Luca kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Ndërkohë Luçiano Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. Luca ka hedhur poshtë pretendimet e kadidatit për deputet të PD-së, dhe madje shton se ai është i dhunuari nga kjo ngjarje duke shtuar se Luciano Boçi i ka grabitur edhe telefonin dhe se shpreson që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Deklaratat e Ramës për sherrin, Boçi: Të kisha telefonin e Lucës e të publikoja ç’ka brenda, s’do bënim zgjedhje! Në 25 prill, merr 1 milion grushte

Kandidati për deputet i PD-së Luçiano Boçi i përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me përplasjen fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.

“Grushtonte si huligan, si skuth”, tha Rama, ndërsa Boçi tha se grushtet janë përgjigjia simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Sipas tij Rama vazhdon të luajë rolin e telefonit të përishur, duke cilësuar dhe videon të montuar.

“Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur! Telefonin tim e quan të Llucës. E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin. Është siguruar 1000 herë për këtë. Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare. Kushedi ku do përfundonte Rama!? Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte”, tha ai.

Ora 14:46
Dhuna ndaj biznesmenit Luca, Balla poston videon: Përgjigjja më e mirë për ata që kanë program dhunën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në përgjigje të atyre që ai thotë se 'kanë në program dhunën' duke iu referuar përplasjes fizike të kandidatit të PD për deputet, Luçiano Boçi, me biznesmenin Gjergj Luca, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon investimin e rëndësishëm që ka bërë Luca për qytetin e Elbasanit

'Kjo video është përgjigjja më e mirë dhe dallimi i qasjes mes nesh dhe atyre që kanë për program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes private. Mirënjohje çdo sipërmarrësi shqiptar që krijon vende pune dhe prodhon mallra “Made in Albania”. E falënderoj sipërmarrësin Gjergj Luca, i cili afro 6 vite më parë e pranoi ftesën tonë të investojë në Elbasan më shumë se 15 milionë Euro dhe të punësojë të paktën 1500 punëtorë deri më tani", shkruan Balla.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/03/2021 01:03

    Z.Boci,n.q.s telefonin e paska z.Luca,atehere si e ditke se cfare kishte brenda ,c'qenkan keto sekrete telefoni qe do te <<hidhnin ne ere>> berjen e zgjedhjeve???!!! Ky << i zgjuari>> ,padashje e tregoi vete qe e ka vjedhur cel.e z.Luca .

    Përgjigju
  • Klidi: 21/03/2021 19:25

    Jeni krenar per ty Edi❤

    Përgjigju
  • Qazimi: 21/03/2021 17:23

    Ate bocin ate shkerdhaten ta rrifni o rama sa ti dale shpirti ta rrifni....kurve e saliut.....//

    Përgjigju
  • mond: 21/03/2021 17:17

    Dhe pergjigja e Bocit vazhdon perseri me grushta, a thua se ka kryer ndonje bamiresi!!!! Fjalen qe nuk duhet as tja permendin me per kushedi sa kohe, ai pa pike turpi flet per 1 milion grushta!!!! Dmth atje e kane mendjen dhe filozofine e tyre. Imagjinoni tu dalesh para ketyre po te jene ne pushtet....

    Përgjigju
  • Hajdari: 21/03/2021 15:27

    Veprimi i Boçit ishte veprim prej cubi.Ishin 3 me 1. Ndërsa përsa i përker këtyre që i janë vërsulur me komente ju them se votimet nuk fitohen me komente në rrjetet sociale.

    Përgjigju
  • Rama llum: 21/03/2021 15:03

    Je burri me legen me i pa bese me llum o rama. Do kesh fundin e merituar

    Përgjigju
    • E ke gabim: 21/03/2021 23:02

      Luciano me gjithe ju pdistat jeni legena te pa bese

  • Ops: 21/03/2021 14:32

    O avokati i kriminelve kur fol ti o zot

    Përgjigju
  • Taku: 21/03/2021 14:26

    Si vijne kohet, demokratet rrahin biznesmenat oligarke dhe socialiste u kurojne plaget.

    Përgjigju
    • Lupo: 21/03/2021 21:05

      Mir e the po Kujt ja the , Ka kohe qe kan ndrru vendet Ps qe gjithka mund te jete Vetem socialiste nuk esht dhe Pd e Lul matematicientit qe u ka shortu me LSI e Shtangistit . Duhet populli te marr fatet e vendit ne dore me hir ose me pahir per ndryshe Atdheu jone I dashur do cpopullohet edhe me shum dhe vendin tone do e zejn lloj lloj racash .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja