Dhuna ndaj biznesmenit Luca, Balla poston videon: Përgjigjja më e mirë për ata që kanë program dhunën

Dhuna ndaj biznesmenit Luca, Balla poston videon: Përgjigjja më e mirë për ata që kanë program dhunën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në përgjigje të atyre që ai thotë se 'kanë në program dhunën' duke iu referuar përplasjes fizike të kandidatit të PD për deputet, Luçiano Boçi, me biznesmenin Gjergj Luca, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon investimin e rëndësishëm që ka bërë Luca për qytetin e Elbasanit

'Kjo video është përgjigjja më e mirë dhe dallimi i qasjes mes nesh dhe atyre që kanë për program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes private. Mirënjohje çdo sipërmarrësi shqiptar që krijon vende pune dhe prodhon mallra “Made in Albania”. E falënderoj sipërmarrësin Gjergj Luca, i cili afro 6 vite më parë e pranoi ftesën tonë të investojë në Elbasan më shumë se 15 milionë Euro dhe të punësojë të paktën 1500 punëtorë deri më tani", shkruan Balla.

 


Lajmi kryesor:

Kandidati i PD goditi biznesmenin Luca, Rama: Grushtonte me ndihmën e rojeve si huligan dhe si skuth sipërmarrësin që ka hapur më shumë vende pune


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja