Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ditën e djeshme në një lokal në Elbasan. Në këtë video është e qartë se çfarë ka ndodhur. 

Në pamje e siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit në Labinot ku ka ndodhur ngjarja shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte. Në video duket qartë gjithashtu se si pasojë e përplasjes fizike bie edhe celulari i biznesmenit Luca dhe merret nga  vetë Luçiano Boçi. Gjergj Luca tha dje për mediat se ish-deputeti ia kishte vjedhur celularin. Ndërkohë që vetë z. Boçi ka thënë sot se telefoni ishte i tij. 

Sipas biznesmenit Gjergj Luca kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Luca tha se ky është rasti i parë për të që ndeshet me një politikan, të cilin e quan rrugaç. Për këtë rast Luca thotë se ka shkuar dhe në polici.

Ndërkohë Luçiano Boçi ka bërë një referim në prokurorinë e Elbasanit pas përplasjes me biznesemenin Gjergj Luca. Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. 

Luciano Boci dhe Gjergj Luca

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Grushte me biznesmenin në Elbasan, Luçiano Boçi: Telefoni që duket në video është i imi! ILD të hetojë prokurorinë (VIDEO)

'Luca më sulmoi, celulari është i imi'. Ky është varianti i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan Luçiano Boçi pas konfliktit me biznesmenin Gjergj Luca.

Përmes një konference për mediat nga Elbasani, Boçi thotë se pas përplasjes me Lucën ai vetë ka shkuar direkt në prokurori dhe sipas tij videoja ka dalë nga biznesmeni.  

"Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë. Videos i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi.  Videoja është e manipuluar.  Gjergj Luca nuk flet dhe vepron vetëm. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës. Sa i takon kësaj ccështje në një depozitojmë sot një ankesë sot në ILD, Metani të verifokojë nëse prokuoria e Elbasanit e ka marrë videon e plotë për të hetuar", tha Boçi.

Ora 13:25
Dhuna ndaj biznesmenit Luca, reagon Taulant Balla: Basha të përjashtojë agresorin Luçiano Boçi

1616140367_Sequence03.00000919.Still026.jpg

Lidhur me përplasjen fizike të ditës së djeshme të kandidatit të PD Luçiano Boçi me biznesmenit të njohur në Elbasan Gjergj Luca, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar që Basha të marrë masa të menjëhershëm ndaj kandidatit të tij. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka dënuar dhunën.

"Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca. Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona. Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha", ka shkruar Balla.

 

Ora 10:41
Njëri e mban dhe Luçiano Boçi e godet! Momenti kur kandidati i Bashës në Elbasan grushton biznesmenin Gjergj Luca! Pamjet si i merr telefonin

Në këtë video është e qartë se çfarë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan mes kandidatit të Bashës për deputet dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Në pamje e siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit në Labinot ku ka ndodhur ngjarja shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte.

Në video duket qartë gjithashtu se si pasojë e përplasjes fizike bie edhe celulari i biznesmenit Luca dhe merret nga  vetë Luçiano Boçi. Gjergj Luca tha dje për mediat se ish-deputeti ia kishte vjedhur celularin.