Përplasja me shkopinj bejsbolli në Elbasan/ Si u bënë miqtë armiq! I riu denoncoi shokun për hakmarrje, gjykata: Je i dyshimtë

Përplasja me shkopinj bejsbolli në Elbasan/ Si u bënë miqtë armiq! I riu denoncoi shokun për hakmarrje, gjykata: Je i dyshimtë

Usama Gashi

Zbardhen detaje të reja mbi përplasjen me shkopinj bejsbolli mes dy grupeve të rinj në lagjen e “Kinezëve” në Elbasan, ngjarja kjo e regjistruar në 30 qershor 2020. Sipas vendimit të gjykatës që “Shqiptarja.com” e disponon, Amarildo Mema, njeriu që ka dëshmuar për këtë ngjarje dhe që pas dëshmisë së tij është arrestuar dhe tashmë ndodhet në arrest shtëpie Usama Gashi, ka dhënë dëshmi në shenjë hakmarrje.

Kjo pasi Gashi dhe Mema, kanë konflikte të mëparshme ku nga shokë tashmë janë kthyer armiq. Në argumentimin e vendimit për caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” ndaj Usama Gashit, gjyqtarja Enkelejda Kapedani, thotë se dëshmitari Amarildo Mema për ngjarje në fjalë ka dhënë dy dëshmi kontradiktore. Në rrëfimin e parë para policisë Mema, ka sqaruar se ka qënë disa metra larg kur disa persona kanë sulmuar Leonard Ibran me sende të forta, por siç shpjegon ai personat ishin të maskuar dhe me kapele dhe nuk ka mundur ti njohë.

Ndërkohë 6 ditë pas kësaj dëshmie, gjykata thotë në vendimin e saj se Amarildo Mema, në datën 6 korrik 2020 pyetet sërisht në polici ku tregon detaje konkrete. Në këtë rrëfim ai thotë se “...i njoh vëllezërit Usama dhe Muhamed Gashi, pasi më parë kemi qenë miq, pavarësisht se marrëdhëniet tona u prishën më vonë, ndërsa Rafaelon thjesht e njoh si fytyrë. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur theksoj se i  kam parë vetë këta shtetas në momentin e ngjarjes, por nuk i kam deklaruar emrat e tyre pasi isha shumë i tronditur psikologjikisht..”.

Në lidhje me këto dy deklarime kundërthënëse të dhëna brenda një periudhe shumë të shkurtër gjykata çmon se: ”…besueshmëria e Amarildo Mema, për implikimin e të ndaluarit Usama Gashi në ngjarjen e datës 30 qershor 2020 është e dyshimtë…”. Ditën e arrestimit të Usama Gashit, ky i fundit ka pretenduar në polici se ka qënë Amarildo Mema që i ka dalë para me qëllim goditjen e tij dhe pas kësaj ngjarje Usama Gashi, ka shkuar në polici për të bërë kallzim penal kundër Amarildos. Gashi ka pohuar se: “…kam bërë edhe kallzime të tjera kundër Memës, pasi e ngacmon vazhdimisht atë dhe vëllain e tij në rrugë, pa ndonjë arsye…”.

Nisur nga kjo situatë, gjykata ka ngritur dyshime se veprimet e dëshmitarit Amarildo Mema për implikimin e Usama Gashi në ngjarjen e 30 qershorit 2020, mund të kenë ardhur si shenjë hakmarrje ndaj tij, për shkak të konflikteve të mëparshme mes tyre. Në 30 qershor 2018, Usama Gashi ka denoncuar në polici Amarildo Mema dhe Margit Llapushin, për akuzën e “Kanosjes”, por kjo çështje është pushuar.

Rezulton se Usama Gashi, në nëntor 2017 ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit, Ambri Sinakollin, nip i familjes “Çapja” në Elbasan, për akuzën e “Kanosjes” me armë, kallëzim i cili është pushuar nga prokuroria. Gjithashtu në datën 20 korrik 2019 sërisht Usama Gashi ka kallëzuar në prokurori Elvis Koçi (Caushllari) ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Vis Korçari”, i cili pas kanosjes me armë është larguar me automjetin tip “BMW” dhe ka hyrë në ambjentet e hotel “Univers”, pranë urës së Bakallit. Ky hetim është pushuar nga prokuroria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare