Përplasja në zonën ku shitet droga në Elbasan, kapet Usama i qytetit, i theu krahun me shkop bejsbolli të riut

Përplasja në zonën ku shitet droga në Elbasan, kapet Usama i qytetit, i theu krahun me shkop bejsbolli të riut

Vendi ku ndodhi sherri në Elbasan

Ka shkuar në dy numri i personave të arrestuar për ngjarjen e 30 qershorit 2020 të ndodhur në zonën e “Kinezëve” në Elbasan, zona e cila njihet si tregu i shitjes së lëndëve narkotike. Pas arrestimit dhe më pas mbylljes nga gjykata në “Arrest shtëpie” të pronarit të një lokali Ronaldo Lazri, policia e Elbasanit arrestoi dy ditë më parë dhe një personazh tjetër, me precedentë penalë.

Bëhet fjalë për të riun Usama Gashi, ndaj të cilit momentalisht është ngritur akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”, në dëm të shtetasit Leonard Ibi. Si pasojë e përplasjeve mes disa të rinjve në zonën e Kinezëve, ai ka goditur me shkop bejsbolli Leonard Ibin, duke i shkaktuar thyerjen e krahut. Usama Gashi ka dalë ditën e sotme përpara gjykatës së Elbasanit ku është njohur me masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Sipas burimeve të policisë përplasja mes dy grupeve të të rinjve është realizuar në orët e mbrëmjes së datës 30 qershor 2020, pikërisht në lokalin e shtetasit Ronaldo Lazari. Lazari, menaxhon një Bar-Kafe dhe pikë interneti në këtë zonë, ku dhe ishte vendi i përplasjes me sende të forta të disa personave, mes të cilëve Leonard Ibi, Kiu Piu, Usama Gashi dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia dhe prokuroria e këtij qyteti. Për momentin në spital mësohet se ndodhet vetëm Leonard Ibi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kico: 09/07/2020 15:19

    ohohohoho cfare me thane. Osama. Kiu Piu. Rruga donald Trump. Lokali Milano. E kemi humb identitetin krejt

    Përgjigju
  • elbasan: 09/07/2020 15:11

    po ky usama esht ma frikacaku ne elbasan esht me lepurushi ka ba 100 denoncime njerzve ne elbasan do mvrasi ky do mbrasi ai turret me vrap naper rruge dhe bertet po mvrasinnn .. phyy llum kombi

    Përgjigju
    • Bobi: 27/03/2024 02:26

      Ajde provoje iher ti qe po thu frikacaku

    • Ohej ohej: 09/07/2020 18:32

      Kujt I ban denoncime KY. Esht nje nga te forte e elbasanit Usama apo jo. Nga kush ka fryke

  • Iris: 09/07/2020 02:24

    Osama,Usama,c'jane keto emra arabe qe te kujtojne Bin LADENIN!Shqiperia e shek.XXI s'ka vend per emra te tille.

    Përgjigju
    • Aron: 12/07/2020 02:25

      Iris ti ke emer fantastik

    • Xhafa: 09/07/2020 13:18

      Eshte 30 vjec emri eshte von 1990 para se me dal osama bin ladeni ska lidhje emrer arab por qe ka vite pse si ta vehm emrin xhekson apo willy clidhje ka emri

  • Kriqi: 08/07/2020 13:42

    Ja dhe osama birazer prej elbasoni. Me kte emer betem kjo pritej.

    Përgjigju
    • Justice: 08/07/2020 18:23

      Mire osama e byrazer,edhe kiu piu edhe ibi

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan