Përplasja mes policisë dhe opozitës, Rama: Problemi im, zgjidhja për Kukësin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas përplasjes mes policisë dhe deputetëve të opozitës në hyrje të gjykatës së Tiranës. Rama nuk pranoi që të komente përplasjen, ndërsa shtoi se problem është zgjidhja që duhet të gjejmë për banorët e Kukësit. Deklaratën Rama e bëri në konferencën ballkanike të Partisë Socialiste Europiane sot në Tiranë.

Thjeshtë nuk i përgjigjem, problemi im sot dhe këtyre ditëve ka qenë zgjidhja që duam dhe do i japim atyre që janë realisht subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që në fund do të vlejë se cdo të bëjmë për njerëzit që jetojnë në Kukës. Kur flas anglisht, nuk flas për opozitën e vendit tim

Deklaroi Rama

Më pas Rama u ndal edhe procesi i integrimit dhe hapja e negociatave, për të cilën theksoi se Shqipëria i meriton plotësisht.

Në kuadrin e aktiviteteve të Partisë Socialiste Europiane dhe u fokusua te dalja e raportit të KE, ku Shqipëria pret atë që meriton, hapjen e negociatave. Në vigjilje të samitit të Sofjes dhe pastaj stacioni i kësaj periudhe entuziazmuese, takimi i KiE ku do të merret edhe vendimi për rekomandimin e komisionit.

Deklaroi Rama

Dje në Tiranë, Rama zhvilloi një takim me Presidentin e Kosovës. Nisur nga përplasja e fundit mes Presidentit të Turqisë dhe kryeministrit të Kosovës për gylenistët, Rama u pyet nëse po negocion për të pajtuar dy liderët?

Më kujtove shprehjen; Janë të mirë këta, por prodhojnë më shumë histori sesa mund të tresin.

Deklaroi Rama

Në fund Rama e mbylli duke i kërkuar BE që të mbajë fjalën për Kosovën dhe të liberalizojë vizat pas miratimit të demarkacionit.

BE të mbajë fjalën për qytetarët e Kosovës dhe të liberalizojë vizat për qytetarët.

Përfundoi Rama 

I pranishëm në aktivitet, Presidenti i Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev, gjatë fjalës së tij bëri thirrje për konsensus mes shumicës dhe opozitës, pasi Shqipëria ndodhet në prag të një vendimi historik, hapja e negociatave. Në mesazhet e tij për politikën shqiptare Sergei Stanishev kërkon më shumë dialog, ndërsa kujtoi edhe kohën kur kishte vizituar Shqipërinë dhe Rama ishte në opozitë.

Jemi këtu me mesazhe të mira politike për shqiptarët. Gjatë javëve të ardhshme do të kemi ngjarje mjaft të rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por të gjithë Ballkanin Perëndimor. Është bërë një reformë shumë e vështirë. Sistemi i drejtësisë do të jetë transparent. Ky është një kredit vetëm i zotit Rama dhe e PS. Duhet të përgëzohet edhe fushata kundër kanabisit dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Unë mendoj se bashkëpunim me Malin e Zi është zhvilluar shumë. Ka pasur progres edhe me Greqinë dhe duhet të vazhdohet edhe me vendet e tjera. Shumë vende kanë thënë se nuk do të kemi më zgjerim nëse ka probleme komisioni, por në fakt nuk është kështu. Falë përpjekjeve të Mogherinit, sigurisht që ne kemi një strategji të besueshme, e cila është një tregues shumë i qartë për mënyrën se si ne duhet të ecim përpara

 Presidenti i PES, Sergei Stanishev

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!