“Kam qenë unë shoferi i Audit që u përplas me një makinë pranë tregut Agro-Ushqimor në Elbasan”. Ishte kjo dëshmia e Enea Bekteshit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i akuzuar se ka përplas makinën e Policisë. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg të akuzuarin kryesor për Incidentin e Elbasanit, Enea Bekteshi. Në burg është lënë edhe kunatin e Enea Bekteshit, Aleks Pupulekun, i cili akuzohet për mbështetje të autorit të krimit dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.
Enea Bekteshi ka thënë se nuk ka dashur të shkaktojë përplasjen me Policinë, por vetëm të futej në tregun Agro-Ushqimor. “Nuk isha me shpejtësi. Doja të futesha te tregu, por makina golf bëri mbrapa dhe prandaj ndodhi edhe aksidenti. Nuk e pashë që makinat përballë tregut ishin të Policisë. Nuk kishin as fenelina policia. Edhe policët ishin të veshur civil, ndërkohë që nuk më është bërë shenjë për të ndaluar. Jam larguar me shpejtësi menjëherë sapo dëgjova të shtënat. Kam parë plumbat në xhama dhe u tremba, prandaj ika”, - është shprehur Enea Bekteshi para Gjykatës.
Ndërkohë Prokurori i çështjes ka thënë se Enea Bekteshi është identifikuar nëpërmjet shenjave të gishtave që u gjetën te xhami i pasagjerit në makinën Audi të blinduar.Prokuroria e akuzon Enea Bekteshin për akuzën e rëndë të Vrasjes së Oficerëve të Policisë, e mbetur në tentativë, dhe për prodhim dhe shitje narkotinësh, pasi iu gjetën 16 gr kanabis.
Bekteshi ka theksuar se makinën e blinduar e ka marrë pa leje dhe se në momentin që ndodhi përplasja me Policinë, ai ishte nën efektin e alkoolit dhe të marijuanës. Enea Bekteshi theksoi se iku te shtëpia e motrës së tij, pasi u frikësua nga ngjarja.
Avokati i Bekteshit, Genci Gjokutaj i ka dorëzuar një USB me pamjet filmike të incidentit Gjykatës, ku sipas tij dallohej se makina nuk ishte me shpejtësi, por kjo USB u refuzua të merrej si provë materiale, për shkak se nuk mund të provohej vërtetësia e saj.
Enea Bekteshi dhe 3 të akuzuarit e tjerë për incidentin e Elbasanit, Ledjo Zabeli, Kelmend Xhaferri dhe roja i tregut, Valmir Dedja do të vijojnë të qëndrojnë në burg.
Detaje nga përplasjes së makinës së policisë në Elbasan
Mbrëmjen 18 shtatorit Enea Bekteshi së bashku me Kelmend Xhaferrin dhe Suel Çelën kanë shkuar në Rinas për të transportuar Mario Çelën, djalin e Petrit Çelës, ku në tunelin e "Krrabës" kanë kërcënuar me armë biznesmenin Agron Tola. Prokuroria bën me dije se ka qenë Tola ai që ka telefonuar në polici duke thënë se po i bëhej atentat, pasi disa persona i kanë nxjerrë armët në momentin që po kalonte në tunel. I njëjti burim thotë se ka qenë biznesmeni ai që ka telefonuar në telefonin personal të zv. Drejtorit të policisë të Elbasanit, Gjergji Oshafi.
Nga ana tjetër, Prokuroria shprehet se Enea Bekteshi ka qenë në makinën që goditi automjetin e policisë, por nuk mund të thotë ende nëse Bekteshi ka qenë pasagjer apo shofer, pasi gjurmë të gishtave të tij janë gjetur në xhamin e pasagjerit të “Audit” të blinduar. Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Enea Bekteshin dhe Aleks Pupuleku, i cili është kunati i Bekteshit.
Si u arrestua Enea Bekteshi
Kanë mjaftuar disa gjurmë gishtash dhe pamjet filmike që prokuroria e Krimeve të Rënda të urdhërojë arrestimin e shtetasit Enea Bekteshi. Gjithashtu, një tjetër provë kundër të arrestuarit janë edhe qelizat telefonike nga të cilat rezulton se Bekteshi ka qenë në vendin ku ndodhi përplasja, pranë tregut agro-ushqimor të Elbasanit.
Sipas grupit hetimor, Enea Bekteshi, shoku i Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, ka qenë drejtuesi i mjetit të blinduar i cili goditi makinën e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi. Urdhri për arrestimin e tij, është lëshuar që prej 18 shtatorit 2017, por është ekzekutuar dje, pasi ishte fshehur në një banesë në Cërrik.
Përgjimi i pakryer
Enea Bekteshi është një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi sipas një dokumenti të prokurorisë së Elbasanit, theksohet se më datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit, përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Sanxhaktarit (dhëndri i Qazim Sejdinit), Kelmend Xhaferrit dhe Enea Bekteshi, i cili u arrestua.
Por vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë policia u përgjigj se stafi ishte me pushime,duke mos pranuar të kryejë asnjë përgjim. "Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”.
[gallery]24183[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO