Pas videos të publikuar në Report TV për përplasjen në Elbasan një javë më parë, 6 efektivë të policisë janë kallëzuar penalisht nga avokati i Petrit Çelës. Në këtë mënyrë pritet të nisin hetimet për Policët dhe nëndrejtorin e Policisë Elbasan Gjergj Oshafi, nëse kanë ndjekur procedurën në momentin që qëlluan në drejtim të makinës së blinduar tip "Audi".

Pas publikimit të pamjeve nga Report Tv, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën, pasi ka rrëzuar akuzën e tentativës së vrasjes ndaj efektivëve të Policisë. Dosja do të transferohet në prokurorinë e Elbasanit, ku ndaj personit që drejton makinën "Audi", do të ngrihen akuzat, largim nga vendi i aksidentit dhe mosbindje ndaj urdhërit të Policisë.

Nga video e siguruar nga Report Tv dallohet momenti qëllohet në drejtim të makinës tip "Audi" nga 3 efektivë policie, ndërkohë që më herët ka ndodhur edhe një përplasje mes dy automjeteve.

Dosja do të transferohet në Prokurorinë e Elbasanit, ku ndaj personit që drejton makinën "Audi" të blinduar, në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, do të ngrihen akuzat, largim nga vendi i aksidentit dhe mosbindje ndaj urdhërit të Policisë. Ndërsa biznesmeni Petrit Çela ka kallëzuar efektivët e policisë se kanë qëlluar ndaj automjetit të tij. Hetim për policët ka nisur edhe SHKB.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com