Përplasja e policisë me një grup të inkriminuarish në qytetin e Elbasanit javën e kaluar, ka përfshirë nga debatet Kuvendin edhe gjatë seancës së pasdites, pas replikave të ashpra të paradites. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë ka pranuar ekzistencën e bandave kriminale, ndërsa u shpreh se qyteti do pastrohet nga çdo element kriminal.
"Hetime dhe ndaj policëve, operacioni vijon"
Rama paralajmëroi se për ngjarjen e javës së kaluar, do bëhen hetime për personat përgjegjës përfshirë edhe policinë. Në hetim për incidentin është edhe biznesmeni Petrit Çela, pasi "Audi" që përplasi makinën e policisë është në pronësi të pronarit të tregut agro-ushqimor.
“Ne jemi në proces operacioni në Elbasan, ai operacion nuk mbaron pa u vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që janë të përfshirë, qofshin forca të policisë dhe qofshin forca të organizatave, jam dakord që ai qytet duhet çliruar. Por jo të gjitha do të bëhen publike sepse është një operacion në vazhdim”, u shpreh Rama.
Kryeministri solli në vëmendje se operacioni i policisë i koduar “Vjeshtë 2017” po zhvillohet në të gjithë vendin, për sekuestrimin e makinave luksoze dhe pasurive kriminale të pajustifikuara. “Beteja me krimin ka hyrë në një fazë të re. E kemi paralajmëruar dhe po e implementojmë. Jo vetëm atyre të fortëve me status të veçantë nuk do t’ju ndahemi, le të jenë kush të jenë, le të kenë lidhje me kë të kenë. Nëse janë pjesë e rrjeteve kriminale ne do na kenë këmba këmbës deri në vrimën e fundit. Por përveç atyre, vetëm sot janë miliona euro makina të shtrenjta të sekuestruar”, tha më tej Rama.
/Shqiptarja.com