Përplasja/Nikos Kotzias: Do të
zgjidhim çështjet me Shqipërinë

Përplasja/Nikos Kotzias: Do të<br />zgjidhim çështjet me Shqipërinë<br>
Athina bën një hap pas në fushën e përplasjeve me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se do të ketë kontakte intensive me Shqipërinë në muajin e ardhshëm për të zgjidhur çështjet midis dy vendeve. “Do të ketë kontakte në nivele të ndryshme me Shqipërinë për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve” , deklaroi shefi i diplomacisë greke për mediat në një konferencë. Mes dy vendeve ka disa çështje që nuk janë zgjidhur duke filluar nga kufiri detar, çështja çame, ligji i luftës, por edhe pretendimet e grekëve për varrezat. Dy vendet kanë deklaruar disa herë se ka vullnet për të zgjidhur problemet e vjetra, por ende nuk ka asgjë konkrete.

‘S’ka miqësi të njëanshme’
Ndërsa presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka dërguar një tjetër mesazh ndaj Shqipërisë për marrëdhëniet dy palëshe. Gjatë një takimi të organizuar në Selanik nga Komandanti i Trupave të Ushtrisë greke, presidenti Pavlopoulos përsëriti qëndrimin e tij në lidhje me Shqipërinë. Ai shprehu dëshirën që Greqia të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por kjo sipas tij nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. “Ne kemi thënë se duam për të ardhmen tonë një perspektivë të mirë dhe e dimë gjithashtu që në kohë të vështira Greqia qëndron pranë.

Por kjo miqësi nuk mund të jetë një miqësi në mënyrë të njëanshme. Shqipëria duhet të kuptojë, veçanërisht lidershipi aktual, se shembujt e përditshëm që jep dhe këto nuk prekin vetëm Greqinë, nuk përshtaten me një numër të madh shtetesh të komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve kandidate për në BE. Nga sjelljet që shkelin rëndë të drejtat themelore të njeriut, sikurse janë sjelljet që vazhdojnë me minoritetet dhe me minoritetin tonë. Ashtu siç janë sjelljet që shkelin një të drejtë të shenjtë dhe të rëndësishme, si e drejta për pronën.

Megjithatë, Shqipëria vet minon perspektivën e saj europiane dhe nuk mund të jemi indiferentë ndaj sjelljeve të tilla. Ne ja kemi borxh vendit tonë dhe Bashkimit Europian. Prandaj në Ballkan është rritur përgjegjësia jonë se cilat vendeve duhet t’i bashkohen BE-së”, deklaroi Pavlopoulos. Kujtojmë se Presidenti Pavlopoulos edhe disa ditë më parë dërgoi mesazhe ndaj Shqipërisë lidhur me hapjen e negociatave, duke ju referuar minoritetit grek në Himarë.

Çështja e Himarës
E gjendur në një vizitë zyrtarë ne Vlorë, ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani ka preferuar të mos jap deklaratë politike rreth situatës së krijuar në vend. Sakaq, çështja më e ndjeshme për të dhe shtetin grek mbetet çështja e Himarës. Në vizitën e djeshme me prefekten e Vlorës, Etjona Hoxhën, ambasadorja ka kërkuar garanci për trajtimin e çështjes së Himarës me më shumë dashamirësi ndërsa prioritet mbetet trajtimi i banorëve të kësaj zone. “Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe për më tepër projekt të mos i cënojnë këta të fundit.

Shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm për Himarën”, deklaroi ajo. E pyetur rreth deklaratave të ministrisë së Jashtme greke, ambasadorja theksoi se vjen për herë të Vlorë dhe nuk do të preferonte të bënte komente politike. Prefektja e Vlorës, garantoi se projekti do të ecë përpara ashtu si edhe një numër i konsiderueshëm projektesh të cilat kanë gjetur zbatim në qarkun e Vlorës. Banorët e Himarës kundërshtojnë projektin e shëtitores, ndërsa ka pasur kërcënime edhe nga Greqia me bllokim të integrimit nëse nuk shikohet çështja me prioritet.

Çështjet
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se do të ketë kontakte intensive me Shqipërinë në muajin e ardhshëm për të zgjidhur çështjet midis dy vendeve. Mes dy vendeve ka disa çështje që nuk janë zgjidhur duke filluar nga kufiri detar, çështja çame, ligji i luftës, por edhe pretendimet e grekëve për varrezat.

Presidenti grek
“Ne kemi thënë se duam për të ardhmen tonë një perspektivë të mirë dhe e dimë gjithashtu që në kohë të vështira Greqia qëndron pranë. Por kjo miqësi nuk mund të jetë një miqësi në mënyrë të njëanshme”.

Prioriteti
Në vizitën e djeshme me prefekten e Vlorës, Etjona Hoxhën, ambasadorja greke ka kërkuar garanci për trajtimin e çështjes së Himarës me më shumë dashamirësi ndërsa prioritet mbetet trajtimi i banorëve të kësaj zone.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit