Report Tv ka zbardhur detaje nga përplasja me armë mes dy bandave rivale një ditë më parë në Kinostudio. Policia ka marrë sot në pyetje të riun Juxhin Mumajesi, i cili ka thënë se nuk i ka parë dy atentatorët dhe nuk e di motivin e sulmit ndaj tyre.
Nga përplasja me armë, e cila dyshohet të ketë qenë për shkak të pazareve të drogës dhe një borxhi në shuma të konsiderueshme, mbetën të plagosur dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe Ibrahim Durollari, i cili nuk ka pasur lidhje me konfliktin. Durollari mbeti i plagosur rëndë bashkë me Rivelino Mumajesin, por që sot mësohet se e kanë kaluar rrezikun për jetën.
Pista kryesore mbi të cilën po heton policia është vijimi i konfliktit të marsit të 2017, ku ishte përfshirë Rivelino Mumajesi, ndërsa mbeti i plagosur në krah Eduart Duka. Ndërkohë, mësohet se pas shkëmbimit të zjarrit autorët janë larguar me një makinë të zezë, ku kanë qenë dy persona me maska që i kanë pritur në mjet.
Përplasja për drogën e borxhet mes grupeve rivale në Kinostudio, zbardhet dëshmia e Mumajesit
Komento